Ushqimet më të mira për beben tuaj pas muajit te 6

Ushqimet më të mira për beben tuaj pas muajit te 6

 

Ushqimet e pasura me vitamina, minerale e lëndë të tjera janë jetike për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e bebes tuaj të porsalindur, por duhet të dish se bebet nuk duhet të kenë një regjim të njëjtë si të rriturit! Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i përfsh bebes tende në dietë, ushqime të tjera veç qumështit.

Ja disa nga ushqimet që duhet ti jepni bebes tuaj:

Kosi duhet t’i jepet një bebeje pas gjashtë muajsh.Sipas profesorit dietologut dhe nutricionistit Nancy Hudson në Universitetin e Kalifornisë kosi është një burim shumë i vitaminës D dhe kalciumit, të cilat janë thelbësore për shëndetin e kockave.  Përveç kësaj, kosi rrit funksionin e sistemit imunitar

Drithërat (e një lloji të vetëm për shembull gruri) janë të përshtatshme për foshnjat e moshës katër deri në gjashtë muaj, sipas Ëeb MD. Këto u sigurojnë foshnjeve hekur shtesë, i cili ndihmon në oksigjenimin e qelizave në trup. Përveç kësaj, rezerva e hekurit natyral e marrë nga foshnjat nga placenta e nënës së tyre në lindje fillon të ulet kur bebi arrin moshën 6 muajshe. Drithërat e grurit mund të përzihen me qumështin formulë ose me qumështin e gjirit. Gjithashtu, mund të shtohet ujë për të rregulluar konsistencën. Ndërsa foshnja rritet mund të shtoni biskota të bluara.

Avokadot janë  ushqim i shëndetshëm për t'ua dhënë foshnjave. Nutricionisti Leanne Cooper gjithashtu tha se avokadot janë të ngjashme me qumështin e  gjirit kur është fjala për përbërjen e yndyrës së shëndetshme. Purenë e avocados mund ta përzieni me pure molle, pesh të konservuar dhe mund t’ia ushqeni një bebeje 10 muajshe.

Mishi konsiderohet  si një ndër ushqimet më të mira që mund t’u jepet foshnjeve. Përveç të qenit një burim i shkëlqyer i proteinave, mishi përmban gjithashtu hekur, zink dhe kompleksin e vitaminës B. Hekuri përmirëson oksigjenimin qelizor duke përmirësuar vetitë e hemoglobinës, ndërsa zinku ndihmon në metabolizmin qelizor. Mishi, apo lëngu i tij duhet t’i fillohet një fëmije vetëm pas muajit të shtatë. Mund ta përgatisni me pure perimesh.

 

 

 

 

 

 

Back to blog

4 comments

http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – 18 Amoxicillin 500mg Capsules elz.nzqa.edua.al.tqd.iu http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/

gixehhute

http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Amoxicillin Online Buy Amoxicillin thy.aceu.edua.al.ajq.qq http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/

orojesok

http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Amoxicillin 500mg Capsules Amoxicillin 500mg Dosage eln.syyb.edua.al.iic.jn http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/

dasizuq

http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/ – Buy Amoxicillin Online Amoxicillin Without Prescription qat.zpct.edua.al.jhf.hy http://mewkid.net/when-is-xuxlya3/

oxecavommafi

Leave a comment