10 gjërat që ndikojnë në mardhënien në cift nëse je një femër me vetëvlerësim të lartë!

10 gjërat që ndikojnë në mardhënien në cift nëse je një femër me vetëvlerësim të lartë!

  1. Gratë e sigurta nuk analizojnë nëse partneri i pëlqen ato – ato e marin per te mireqene.

Femrat me vetëbesim të lartë besojnë se janë të denja për dashuri dhe nuk pyesin se si ndihet dikush për to. Ato e dinë se janë të mira, të afta dhe të dashura dhe besojnë se personi i duhur për ta do ta shohë këtë. Ato nuk e lidhin vlerën e tyre me atë që mendon një djalë dhe, si rezultat, nuk ndjehen të stresuara dhe të shqetësuara kur ndjenjat e një personi nuk janë të qarta. Në vend të kësaj, ato supozojnë se i pëlqen ato dhe janë në gjendje të jenë të pranishme në marrëdhënie dhe të gëzojnë atë pa u ndikuar nga frika dhe dyshimet.

 

  1. Femrat me besim tek vetja kuptojnë nëse një marrëdhënie ben per to apo jo.

Femrat me besim tek vetja e kuptojnë kur një mardhënie ben per to apo jo dhe pranojnë kur mer fund .Jo sepse ato bënë diçka të gabuar, por sepse jo cdo person është i pershtatshëm, ndonjëherë thjesht sështë personi i duhur. Kjo nuk e bën asnjërën prej tyre të ketë meta apo të jetë e keqe.Gratë e sigurta nuk e marrin personalisht kur një djalë nuk dëshiron një marrëdhënie romantike. Ato e kuptojnë se ai thjesht sështë personi i duhur dhe ecin përpara me vetëbesim të patundur tek vetja.

  1. Gratë e sigurta vendosin kufij të shëndetshëm.

Kufijtë e shëndetshëm personal dhe vetëvlerësimi i lartë shkojnë dorë për dore. Duke pasur kufij të fortë do të thotë që ju i jepni përparësi nevojave tuaja dhe emocioneve tuaja dhe mos merrni përgjegjësi për nevojat dhe emocionet e dikujt tjetër.

Gratë e sigurta e dinë se çfarë duan dhe nuk do të pranojnë dhe nuk lejojnë veten të jenë të shtyhen ose të fajësohen  për të bërë gjëra që nuk duan ti bëjnë. Ata veprojnë në përputhje me atë se cilat janë dhe çfarë besojnë dhe nuk e ndryshojnë sjelljen e tyre për një djalë, ose të bëjnë gjëra vetëm për ta mbajtur atë të interesuar dhe të lumtur pas vetes. Kur keni kufij të dobët, mund ta shisni veten në një marrëdhënie dhe të pranoni një trajtimin që është  i papranueshëm.Femrat e sigurta nuk i braktisin gjërat e veta për të pasur një marrëdhënie. Ato janë plotësisht të formuara dhe ofrojnë një marrëdhënie të shëndetshme  dhe nëse djali dëshiron diçka tjetër nga ajo që ato kërkojnë ato largohen.Një grua me personalitet të fortë nuk do të humbasë veten në një marrëdhënie dhe nuk do të lejojë që identiteti i saj të jetë kontigjent ndaj asaj se si e sheh partneri. Ajo do të vazhdojë të mbajë jetën e saj jashtë marrëdhënies ashtu si kur ishte pa partnerin, pa hequr dorë nga miqtë e saj, hobi, ose vetëm koha e saj. Ajo nuk do të braktisë pjesë të rëndësishme të vetes ose të jetës së saj për hir të marrëdhënies.

 

  1. Gratë e sigurta i besojnë vetvetes dhe vendimeve që ata marin.

Një komponent kyç për të pasur vetëvlerësim të lartë është besimi tek vetja për të bërë zgjedhjet e duhura duke kuptuar gjithashtu se jeni të pregatitur mirë për të përballur cdo gjë nëse gjërat shkojnë keq. Grate me vetëvlerësim të lartë nuk vënë në dyshim veprimet e tyre .Ato veprojnë ashtu se si e ndjejnë dhe janë të kënaqura duke qenë vetja e tyre e vërtetë, autentike.

 

  1. Gratë e sigurta nuk i tregojnë vlerat e tyre me fjalë.

Femrat e sigurta nuk kanë nevojë t'i tregojnë botës se sa janë të afta, te mira, te bukura. Vetëm njerëzit e pasigurtë fshehurazi mendojnë se janë të padenjë dhe ndiejnë nevojën për ta fshehur këtë duke u mburrur për arritjet e tyre ose duke folur vetë. Një grua që zbulon veten gradualisht, me kujdes,  është dukshëm më tërheqëse sesa një grua që e bën atë menjëherë. Kur mendon se je e denjë, nuk keni nevojë t'i tregoni njerëzve ... ata vetëm e dinë. Një gabim i madh që gratë e pasigurta bëjnë kur njohin një djale është se shesin veten tek ai.

  1. Gratë e sigurta pranojnë përgjegjësinë.

Femrat  e sigurta pranojnë përgjegjësinë për veprimet dhe emocionet e tyre. Ato nuk fajësojnë partnerët e tyre nëse ndihen të pakënaqura.Ato nuk fajësojnë meshkujt për faktin që ndjehen të shqetësuara dhe nuk e shohin veten si viktima të njerëzve dhe rrethanave të tjera.

  1. Gratë e sigurta marrin lidhjen për atë që është.

Grate me besim ndihen të sigurta në marrëdhëniet e tyre. Ato nuk kanë nevojë të kenë një titull ose një unazë si një lloj konfirmimi se partneri kujdeset për to.Kjo nuk do të thotë se ato qëndrojnë në një mardhënie thjesht sa për të mos qënë vetëm. Nëse partneri i tyre nuk angazhohet në mënyrën që ato duan, atëherë ato do të largohen. Ato janë në gjendje të japin dhe të marrin lirisht në marrëdhëniet e tyre dhe si rezultat, ato nuk kanë nevojë për emra për të identifikuar lidhjen e tyre. Ato e dinë se nëse është e ajo që ato duan, do të funksionojë. Dhe nëse nuk është , ato thjesht  do të largohen.

 

  1. Gratë e sigurta nuk qëndrojnë në marrëdhënie të këqija.

Gratë e sigurta nuk qëndrojnë në marrëdhënie ku nuk ndjehen të respektuara, vlerësuara.Ato përpiqen të identifikojnë problemin dhe të gjejnë një zgjidhje për të, në mënyrë që mardhenia të funksionoje.Nëse dhe pas kësaj përpjekje mardhënia nuk funksionon ato largohen.

  1. Gratë e sigurta nuk kërkojnë dëshpërimisht siguri.

Gratë  me vetëbesim të lartë e dinë se janë të dashura nga partneri i tyre. Ato nuk kanë nevojë për një djalë që t'i përkujtojë çdo ditë se sa shumë e do- është diçka që ata ndiejnë dhe e dinë. Kur jeni e pasigurt, keni nevojë të ndjeheni e vlerësuar dhe zemëroheni nëse partneri juaj nuk jua jep. Ju e fajësoni atë qe "ju bën" të ndiheni të pasigurta në marrëdhënie, apo jo të dashura. Si rrjedhojë ju mundoheni të punoni më shumë për t'i pëlqyer atij dhe për të fituar dashurinë e tij.Kjo manifestohet si nevoje per dashuri : keni nevojë për siguri të vazhdueshme dhe nëse nuk e merrni atë, ju e lëshoni veten dhe e fajësoni partnerin tuaj për mosdhënien  sigurisë në mardhënie.

 

  1. Gratë e sigurta zgjedhin me mençuri.

Grate e sigurta përdorin kokën dhe zemrën kur zgjedhin një partner romantik. Ata janë në gjendje të vlerësojnë shpejt nëse dikush është emocionalisht i shëndetshëm dhe mund t'u japë atyre atë që kanë nevojë në një marrëdhënie. Ata nuk lejojnë që vetja e tyre të jetë shumë e ndërthurur me emocionet e tyre dhe ata sigurohen se ato janë në thelb të përshtatshme me dikë para se të përfshihen shumë.

Back to blog

6 comments

http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Buy Amoxicillin Online Amoxicillin 500mg Capsules xfe.hnfr.edua.al.ikr.ex http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

xakaxuyilux

http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin 500mg Amoxicillin 500mg osf.bulx.edua.al.cdb.xa http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

idokawoteayoo

http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin Amoxicillin noj.dpbp.edua.al.emt.ca http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

ulkireirujaro

http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin Buy Amoxicillin tmd.pnxl.edua.al.hry.ee http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

ofeaqeja

http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/ – Amoxicillin Amoxil Dose For 55 Pounds xmd.yjjw.edua.al.yjm.ik http://mewkid.net/when-is-xuxlya2/

olomovdok

Leave a comment